Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother

Gjesti dhe Xheneta Fetahu së fundmi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin për shkak të banorit të ri, Eduart Kuqit.

Duket se këngëtari e ka ndjerë veten në rrezik pas futjes së konkurrentit të ri, ku në disa raste u bë edhe xheloz.

Ai ka pasur një diskutim mbrëmjen e djeshme (e shtunë) me të, gjersa edhe ka eskaluar.

Pas gjithë kësaj, Xheneta ka menduar të largohet derisa bën një bisedë me partnerin e saj.

“A do me i marrë rrobat dhe me ec”, i drejtohet Xheneta, Gjestit.

Artisti shqiptar ia ktheu direkt: “Po ec menjëherë, nuk dua të lëndohem dhe shko ku të duash”.

“Je e lirë, ec ku të duash. Ti me më lëndu, kurrë hiç”, vazhdoi banori.

Gjesti ka xhelozuar për një bisedë që pati Xheneta me Edin, për mënyrën se si iu qas. /telegrafi