Ronaldo: Do të tërhiqem pas një apo dy vjetësh

Cristiano Ronaldo ka pranuar se se pret të pensionohet brenda dy viteve të ardhshme.

Ronaldo po fliste në zonën e përzier pasi shënoi dy herë gjatë fitores 5-1 të Portugalisë ndaj Polonisë në Ligën e Kombeve të premten mbrëma.

Kjo do të thotë se ai shkon në 910 gola në karrierë për klubin dhe vendin, por lojtari thotë se nuk po mendon të arrijë pikën 1000 përpara se të vari këpucët.

"Nuk më interesojnë 1000 golat fare, të duash është normale, por nuk e mendoj”, tha Ronaldo.

“Po planifikoj daljen në pension dhe kjo do të ndodhë pas një apo dy vitesh. Më duhet të shijoj momentin dhe futbollin. Më duhet të shkoj në stërvitje dhe në lojë i motivuar, kur të mos ndihem kështu, do të bëj një hap përpara dhe do të them që nuk është më për mua. Unë do të jem 40 vjeç, duhet ta marr lehtë dhe ta shijoj. Dhe ajo që më pëlqen më shumë është të luaj për ekipin kombëtar”.

Ronaldo gjithashtu kishte një mesazh për trajnerin e ardhshëm të Manchester Unitedit, duke shtuar: “Të uroj fat më të mirë në botë, si dhe Manchester United”. /Zëri