Kosova përfundon stërvitjen e fundit për ndeshjen ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar stërvitjen e fundit për ndeshjen ndaj Lituanisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Atmosfera në grumbullim ishte pozitive dhe lojtarët duken shumë të motivuar për ta përmbyllur këtë cikël me fitore.

Për ndeshjen e nesërme, Kosovës do t’i mungojë kapiteni, Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova, pas kartonave të verdhë që morën në ndeshjen ndaj Rumanisë.

“Dardanët” aktualisht janë në vendin e dytë me nëntë pike, kurse Lituania e fundit me 0 sosh.

Ndeshja Kosovë – Lituani do të luhet nesër (e hënë) në stadium “Fadil Vokrri” duke filluar në orën 20:45. /Zëri