Tre lojtarë mund të largohen nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit

Juventusi mund të lejojë largimin e tre lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janarit për të hapur rrugën për përforcime të reja.

‘Zonja e Vjetër’ po synon të transferojë të paktën edhe një mbrojtës dhe një sulmues në radhët e tyre pas lëndimeve të rënda që pësuan Gleison Bremer dhe Juan Cabal.

Një sulmues tjetër po ashtu është në listën e dëshirave të klubit, për të mbështetur Dusan Vlahovic.

Sipas raportimeve nga Italia, ‘Bianconerët’ do të ishin të gatshëm të sakrifikojnë Samuel Mbangulan nëse kjo do të thoshte se janë në gjendje të sjellin mbrojtës të rinj në ekip.

Mbangula ka bërë debutimin me Juventusin në fillim të sezonit 2024/2025, madje pikërisht ai shënoi golin e tyre të parë të sezonit në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Comos në gusht.

Sipas një raportimi nga Tuttosport, Juventusi është gjithashtu i gatshëm që ta lejojë edhe largimin e Arthur Melos, pasi ish-lojtari i Barcelonës nuk bën pjesë në planet e tyre.

Ani pse Juventusi dëshiron të përforcohet në mbrojtje, ata gjithashtu mund të jenë të gatshëm të ndajnë rrugët edhe me kapitenin Danilo, i cili mund të operojë në krah të djathtë të mbrojtjes si dhe në qendër.

Kontrata e brazilianit pritet të skadojë së shpejti dhe ai nuk është më një titullar në formacionin e Juventusit që prej ardhjes së Thiago Mottas.