Rumunët...

Kam qenë të paktën nja tre herë në Rumani gjithnjë me futbollin ...në Bukuresht, Kluzh e Krajovë....dhe të them të drejtën për atë vend e për atë popull nuk ruaj aspak kujtime të mira , as respekt e as kurgje tjetër....për shumë arsye ...

Tek po shoh e po lexojë këto dy ditë ''estradën'' rumune pas turpit të madh e kopilit që ju mbeti në derë të premtën e 15 nëntorit 2024 kundër Kosovës në Bukuresht në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombëve...s'di pse mu kujtua një histori tipike rumune ndodhur 38 vjet më parë ...të cilën ma ka treguar një nga futbollistët e famshëm të SK Tiranës së viteve 80-ta ...i mirënjohuri Sulejman Mema.

Kishim ardhur në Bukuresht për ndeshjen e kthimit me Dinamon vendase të vlefshme për Kupën e kupave sezoni 86/87...të cilën do ta luanim më 1 tetor 1986....ndërkohë që ndeshjen e parë në Tiranë më17 shtator të po këtij viti e kishim fituar në 1-0...sikurse edhe në Bukuresht fituam po në 2-1 ]...

Një natë para ndeshjës së bashku me një shok të ekipit [ nuk e shoh të arsyeshme ta bëj publik emrin e tij ]...dolëm nga Hotel “Internacional” ku ishim akomoduar ...dhe po kërkonim të thyenim nga një 50 dollarsh që kishim mundur të merrnim me vete ...sic bënin fshehurazi e zakonisht të gjithë sportistët shqiptarë të asaj kohe kur dilnin jashtë shtetit .

.Aty pranë hotelit kishte persona vendas që merreshin me këtë lloj kambizmi edhe pse ai ishte aso kohe ilegal në Rumani dhe dënohej me ligj...

Folem me ta ...ramë dakord...nxorrëm 50 tona ...ua dhamë e ata nxorrën nga canta e tyre dy tre shuka me kartëmonedha rumune [ Lei ] të lidhura në mes me llastik…

Sapo filluan të numërojnë tufat ...kur njeri prej tyre bërtiti e i tha shokut të vet policia - policia ...dhe ja futën vrapit e na i lanë në në dorë shukat e parave që sapo kishim këmbyer...

Ne u hutuam fare por edhe u trembëm disi...aq më shumë që pamë se aty pranë vërtet kaloi një patrullë policie...ndërkohë që i futëm paratë poshtë bluzave tona dhe e mbajtëm vrapin në dhomën tonë të hotelit...

Kursin e këmbimit e dinim ndaj dhe filluam të numërojmë paratë rumune...kur c'të shohim...na ra pika e u bëmë mut fare...kishin bërë kambistet rumune ....8-10 kartëmonedhat e para si dhe po kaq nga fundi i secilës tufe ishin vërtet para sagllam e të vërteta ...me pas tufa ishte mbushur me faqe gazetash e revistash me ngjyra prerë në formatin e parave në fjalë e që rumunët na i ngecën neve në duar , ja futen vrapit e i ikën e u zhdukën...

E hëngrëm keq e na i futën ''mjeshtërisht'' ...më tregonte Sula ...ç'të bënim...kujt ti thoshim e kujt ti ankoheshim...apo ta hanim edhe me keq po të merrej vesh nga këta tanët...

Ja këta janë egzaktësisht rumunët...dhe një tjetër histori pothuajse e ngjashme më ka ndodhur edhe mua me këta fare rumunësh në Krajovë...

E kujtova jo pa qëllim këtë histori të mësipërme ...teksa po vazhdojë të shoh ''estradën'' rumune që kërkon ti ik fajit e përgjegjësisë për skandalin e turpin e tyre të ripërseritur në ndeshjen ndaj Kosovës po në Bukuresht...

Shtypi e krejt media e tv rumune pranojnë që ka pasur kore raciste, fyerje, thirrje kundër Kosovës...”Serbi – Serbi”, “Kosovo is Serbije”...huliganizëm, hedhje sendesh të forta në fushë etj etj...po vet rumunët e policia e tyre shtetërore pranojnë publikisht se janë arrestuar deri tani 13 persona dhe 9 të tjerëve u është ndaluar përgjithmonë hyrja në cdo stadium të Rumanisë...dhe Federata rumune thotë “ JO” asgjë s'ka ndodhur...e nxiton të falenderojë publikisht tifozët rumun për sjelljën e tyre të shkëlqyer gjatë ndeshjes...

Trajneri Lucesku vjell vrerë kundër Kosovës e djemëve të saj e pastaj thotë se “JO” nuk e prisja që tifozët tanë të fërshellenin asisoj Himnin e miqve...

Edhe vet u pa në ekranin e tv se si vrapoi si i cmendur për të qetësuar tifozerinë e tij portieri Nita e më pas në një deklaratë publike të tij thotë pa pikë fytyre e turpi...s'di gjë unë, s'pashë e s'dëgjova gjë...asgjë s'ka ngjarë...etj etj…

Ja pra këta janë rumunët...pa pikë karakteri, pa personalitet, njerëz pa dinjitet e të pa fytyrë...mashtrues e gënjeshtarë të lindur e fare lehtësisht të manipulueshëm ...natyrisht e sigurisht jo të gjithe ...

E mëkëtë shkrim nuk e kam ndërmend absolutisht as të fyejë e as të përgjithësoj e as të fajësojë as krejt kombin rumun e as krejt popullin rumun...ok...

A.R.D