Itali, plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar
Mediat italiane raportojnë për një shqiptar të plagosur gjatë në debati me një bashkëatdhetar të tij mëngjesin e sotëm.
Rreth orës 04:00 në Via Padova në Milano, një 32 vjecar ka nxjerrë armën gjatë debatit me një tjetër shqiptar, ku aksidentalisht ka plagosur veten.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe i plagosuri u transportua në spitalin San Raffaele në Milano.
Ndaj 32 vjecarit rëndon akuza e “kanosjes së rëndë “ dhe “armëmbajtje pa leje”. /abcnews