Haradinaj për “skandalin” e Ministrisë së Bujqësisë: Kurti s’guxon të veprojë, është i përfshirë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me raportimet për keqpërdorim të granteve nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Ai ka kërkuar që të fillojnë hetimet për keqpërdorimin e fondeve publike.

“Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren nga kjo qeveri për të vepruar Hetuesia dhe Prokuroria? Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vetë i përfshirë në këto keqpërdorime dhe, për këtë arsye, nuk ka guxim të ndërmarrë hapa për të ndaluar abuzimet e mundshme.