Turpi i Bukureshtit & UEFA
Mbushur me tituj të mëdhenj e shkrime në faqet e tyre të para...komente, analiza e opinione pothuajse krejt gazetat e mediat e shumë vendeve evropiane paraprirë nga ato të Spanjës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Francës, Suedisë, Zvicrës, Belgjikës, Austrisë, Danimarkës, Portugalisë etj etj ...rreth asaj ngjarje të rendë që ndodhi mbrëmë në Bukuresht në ndeshjen e Nations League ...Rumani - Kosovë .
Natyrisht nuk mungojnë me këtë rast edhe reagimet e rastit që vijnë si nga Prishtina po aq edhe nga Tirana që për turpin e faqen e zezë të "atdheut mëmë " ...Tirana e Ramës mezi po pret që të dënohet Kosova... po aq ekstremisht reagime, komente e lajme tipike të llojit të tyre de- mo- de vinë edhe nga Beogradi e Athina.
Së pari është po vetë media, shtypi e TV rumun që pranon se gjatë ndeshjes u përdor gjuhë raciste ndaj kundërshtarit, u dëgjuan thirrjet Serbi - Serbi dhe “Kosovo is Serbie”...dhe më e rënda akoma sharjet, fyerjet e ofendimet në adresë të shqiptarëve e veçmas thirrjet e tifozërisë vendase rumuno - serbe ...të hyjmë në fushë - të hyjmë në fushë.
Shtypi spanjoll zbulon se në korridorin që të shpie në dhomat e zhveshjes një zyrtar i lartë i Federatës rumune ka tentuar të sulmoj fizikisht futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës - Edon Zhegrova ...më pas po ky person ka hyrë në sallën e Konferencave të shtypit dhe ka larguar dhunshëm prej aty krejt gazetarët rumunë por edhe trajnerin Lucesku që po dëgjonin se ç’po thoshin para mediave kapiteni Rrahmani dhe trajneri i Kosovës austriaku Foda.
Të gjithë bashkë lojtarë, trajnerë e përfaqësues të lartë të federatës së tyre ishin të vendosur për të mos u rikthyer më në fushë e në atë atmosferë armiqësore ndaj tyre shkruan shtypi italian.
Pas gjithë asaj çka ndodhi respekti ynë ndaj Rumanisë humbi...ndaj nuk kishte me kuptim të riktheheshim në fushë - i tha medias se vendit të tij trajneri austriak i Kosovës ...Franco Foda.
Shumë të turpshme përpjekjet e rumunëve për të larguar fajin e përgjegjësinë nga vetja ...dhe kësaj aventure të pisët i parapriu një deklaratë skandaloze e ish-yllit të kombëtares rumune Popesku...që u shoqërua më pas nga ajo e trajnerit M.Lucesku po me të njëjtën mëndesi ku fajtori për tu mbrojtur sulmon viktimën e tij ...komenton media gjermane.
Qesharak qëndrimi i portierit rumun Nita i cili u pa aq i tronditur teksa u drejtohej tifozëve të tij për ti dhënë fund çmendurisë së tyre ...ndërsa pas ndeshjes deklaroi se ...nuk ndodhi gjë, unë as pashëe as dëgjova gjë - sa turp ...shkruajnë mediat britanike.
I dënueshëm në ekstrem së pari vetë qëndrimi zyrtar i Federatës rumune të futbollit e cila përmes një komunikate zyrtare e publike falendëron të gjithë tifozët "Tricolore" për gjithë çka bënë gjatë ndeshjes në mbështetje të Kombëtares së tyre (???)...që këtu UEFA bën mirë të nisë seriozisht hetimin e krejt asaj çka ngjau ...shkruhet në një tjetër media të rëndësishme evropiane në Zvicër.
Asnjë deklaratë ndërkohë qoftë edhe neutrale ( se pro Kosovës jo e jo, e as që pritet ) prej Federatës së futbollit të Shqipërisë për ngjarjen në fjalë ...heshtje varri e asnjë fjalë në mbrojtje të vëllezërve të një gjaku e të pjesës tjetër të kombit tonë...në të kundërt mediat palaço, karagjozë e sharlatanë shqipfolëse merren me "shpjegimin " e Nenit 29 të UEFA ...dhe shkruajnë e komentojnë se sa e si parashikohet të dënohet Kosova pasi ishte ajo që u tërhoq nga ndeshja e nuk pranoi më të rikthehej në fushën e lojës ...
Ja pse u tërhoq Kosova, kush e dha i pari idenë e largimit nga fusha, ja qëndrimi i trajnerit Foda, i kapitenit Rrahmani...pse nuk ju binden arbitrit të ndeshjes për rikthim etj, etj, janë disa nga lajmet, titujt e marrëzitë e zakonshme të mediave të pista politiko - sportive të Tiranës.
Ndërkohë që nuk mungojnë as " sensacionet " e zakonshme të mediave serbe të cilat me këtë rast flasin për një konspiracion e plan sekret të Kosovës për të vepruar kështu pasi vetëm kësisoj mund të shpresojnë ta fitojnë ndeshjen në tavolinë e aq sa ju duhet për të qenë ata të parët e fitues të grupit.
Vetë UEFA në faqen e saj zyrtare e publike njoftoi sot herët në mëngjes se po mbledh fakte të plota e të dokumentuara, përfshirë këtu edhe relacionin e vëzhguesit e delegatit të saj malazez, të gjyqtarit të ndeshjes, relacionet e të dyja federatave përkatëse, video - dokumente të ngjarjes etj, etj., për të nisur një hetim serioz të krejt asaj çka ngjau mbrëmë në Bukuresht...dhe po së shpejti do të bëjë të ditura qëndrimin , vendimet e dënimet e saj për fajtorët (??? )...