Vdes në QKUK gruaja që u lëndua në aksidentin mes trenit dhe një veture
Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2 nëntor në fshatin Pavlan të Pejës.
Kështu ka njoftuar policia përmes një komunikate për media.
E ndjera bashkë me dy persona të tjerë ishin dërguar në spitalin rajonal të Pejës pas lëndimeve të rënda që pësuan, dhe nga aty e njëjta u transportuar për në QKUK.
“Më datë 2 nëntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejë, ka ndodhur një aksident mes trenit të udhëtareve dhe një veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar që si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK- Prishtinë. Sot me datë 17.11.2024, Policia është njoftuar se e lënduara në këtë aksident ka ndërruar jetë, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, njofton policia. /Zëri