Kosovë – Lituani, UEFA cakton gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të përballen me Lituaninë të hënën mbrëma në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Tanimë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë takim.

Norvegjezi Kristoffer Hagenes do të jetë gjyqtari kryesor në këtë sfidë, derisa anësorët janë gjithashtu nga Norvegjia, Oystein Ytterland dhe Tom Haarald Gronevik.

Ndërkohë gjyqtari i katërt është gjithashtu nga Norvegjia, Daniel Higraff si dhe dyshja e VAR-it, Tom Harald Hagen dhe Monica Lokkeberg.

Kjo është sfida e tretë e Kosovës me Lituaninë, ku në dy përballjet e para Dardanët kanë fituar me rezultat 4-0 dhe 1-2. /Telegrafi