“E goditi derën”, Vullneti dhe Gresa përqeshin reagimin e Burimit pas largimit të Mevlanit

Largimi i Mevlanit nga spektakli ka ngjallur reagime të ndryshme brenda shtëpisë, dhe një moment humoristik u krijua nga Gresa dhe Vullneti teksa komentonin reagimin e Burimit.

Dyshja, ndërsa qëndronin jashtë në kafazin e shtëpisë, filluan të flasin për reagimin e tij emocional ndaj daljes së Mevlanit.

Gresa, duke rikujtuar skenën, pyeti me një ton përqeshës: “Burimi i mëshonte derës dhe thoshte: “Nuk është fer që dalin njerëzit e mirë?”.

Vullneti, duke shfrytëzuar rastin për humor, iu përgjigj: “Derën s’e arrin, por podin po”, duke qeshur me gjatësinë e Burimit dhe duke shkaktuar të qeshura mes tyre.

Kujtojmë se Mevlani u largua nga gara në spektaklin e fundit, një moment që duket se ka prekur Burimin.