Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në polici

Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit.

Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa rasti po e cilëson si “kanosje”.

“Ankuesi m/k (gazetar) deri sa ka qenë në një emision televiziv ka pranuar sms në rrjetin sociale me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë.