Pas barazimit me Çekinë, Asllani: Ndaj Ukrainës vetëm për fitore

Shqipëria nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në duelin ndaj Çekisë, në kuadër të Ligës së Kombeve .

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 0-0.

Pas ndeshjes është deklaruar Asllani, ku tha se ndaj Ukrainës luajmë vetëm për fitore.  Ndeshja Shqipëri - Ukrainë do të luhet të martën mbrëma në "Air Albania", në orën 20:45.

“Performanca e Ismajlit ishte fantastike. Mbrojtësit kanë bërë ndeshje shumë të mirë. Jemi të lumtur për këtë barazim. Është një skuadër fizike dhe fortë. Mezi e presim ndeshjen ndaj Ukrainës. Luajmë vetëm për fitore, se ajo na duhet. Në Çeki, unë isha një kundër një. Sot unë lëvizja majtas-djathtas, por nuk kisha hapësirë. Në pjesën e dytë më tha trajneri të isha para mbrojtësve. Në pjesën e dytë shkoi më mirë, në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Ishte një ndeshje si ping-pong. Isha në dyshim, sepse vija nga një dëmtim në gju. Jam i lumtur që luajta deri në fund, sepse nuk kam luajtur fare këtë muaj”, u shpreh ai.

Aktualisht, grupin e udhëheq Çekia me tetë pikë, teksa pas vetes ka lënë Gjeorgjinë që ka shtatë sosh po aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë. /Zëri