Pas barazimit me Çekinë, Tuci: Ishte ndeshje e vështirë, në 20 minutat e para nuk ishim mirë

Shqipëria nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në duelin ndaj Çekisë, në kuadër të Ligës së Kombeve .

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 0-0.

Pas ndeshjes ka folur Indrit Tuci ku tha se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe fizike. Sipas tij, Shqipëria ndryshoi pas 20 minutave të para.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Shumë duele dhe lojë fizike. Ishin të gjithë nga dy metra. Në 20 minutat e para nuk ishim mirë, por folëm që të ishim më të mbyllur dhe në pjesën e dytë ishim ndryshe. Çekët të markojnë një nga një. Është e vështirë për të gjetur hapësira. Kur kombinuam disa herë, dolëm mirë dhe duhet ta kishim bërë më shpesh. Sot hasa vështirësi te topat e gjatë. Njëri bënte bllok, tjetri kërcente dhe duhet të luftoja me dy lojtarë”, deklaroi Tuci.

Aktualisht, grupin e udhëheq Çekia me tetë pikë, teksa pas vetes ka lënë Gjeorgjinë që ka shtatë sosh po aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë. /Zëri