Thirrjet anti-shqiptarëve në ndeshjen Zvicër-Serbi, ambasadori i Kosovës kërkon veprime nga UEFA
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi ka publikuar një video, ku dëgjohen thirrje kundër shqiptarëve nga huliganët serb në ndeshjen e mbrëmshme mes Zvicrës dhe Serbisë, teksa kanë djegur edhe një flamur shqiptar.
Latifi është shprehur i shqetësuar për sloganet dhe thirrjet nxitëse të huliganëve serb kundër shqiptarëve, teksa ka kërkuar nga UEFA dhe Federata e Zvicrës të veprojnë karshi këtyre sjelljeve.
“I shqetësuar për sloganet dhe thirrjet nxitëse të tifozëve serbë kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi. Veprime të tilla nuk kanë vend në sport apo në shoqëri. Ne kërkojmë nga UEFA dhe Federata e Zvicrës të veprojnë dhe mbrojnë vlerat e respektit. #StopUrrejtjes #FairPlay”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi. /Zëri
Tief besorgt über die hetzerischen Parolen und Gesänge der serbischen Fans gegen Albaner während des Schweiz-Serbien-Spiels. Solche Aktionen haben weder im Sport noch in der Gesellschaft Platz. Wir fordern @UEFA und den @SFV_ASF auf, zu handeln und die Werte des Respekts zu… pic.twitter.com/WyrVg5ljLw