Kosova U-19 triumfon përballë Spanjës me përmbysje

Kombëtarja e Kosovës U-19 në futboll ka shënuar një fitore të madhe sot.

Dardanët e rinj triumfuan 3:4 ndaj Spanjës U-19 në ndeshjen e dytë të fazës së parë të kualifikimeve për Europian.

Kosova e pa veten në disavantazh prej dy golave, megjithatë, arritën shpejt të përmbysnin rezultatin brenda pjesës së parë.

Spanja barazoi rezultatin me fillimin e pjesës së dytë, kurse krejt në fund dardanët shënuan përmes Elvir Gashijanit për fitoren e madhe.

Kësisoj, Kosova tani ka tri pikë nga dy ndeshje dhe gjendet në vendin e dytë, tri pikë më pak se Austria që prin.