Për Man Utd, Amorim: Do të bëj gjithçka për ta vendosur këtë klub në vendin që i takon
Trajneri i ri i Manchester Unitedi, Ruben Amorim ka folur për skuadrën e tij të re.
Amorim erdhi pak ditë më parë te “Djajtë e Kuq” dhe tani ai është shprehur optimist që do ta vendos këtë klub në vendin që i takon.
“Do të bëj gjithçka për ekipin. Do të mbroj lojtarët e mi nëse duhet gjatë gjithë kohës, kundër të gjithëve. Kjo është një pikë kyçe për mua”, u shpreh ai.
“Do të përpiqem të bëj gjithçka për ta vendosur këtë klub në vendin që i takon. Do të bëj gjithçka për të fituar”, përfundoi ai.
Amorim do ta drejtojë për herë të parë Man Utd në ndeshjen kundër Ipswich Townit, më 24 nëntor. /Zëri