Banorja e re Anisa, zgjon Burimin me energji: A nuk jep përqafime në mëngjes

Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova nisi me atmosferë energjike.

Kjo krejt falë këngëtares dhe influenceres Anisa, një nga hyrjet e reja në spektakël.

Pasi u bë pjesë e shtëpisë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Anisa vendosi ta nisë ditën duke zgjuar banorët.

Ajo iu afrua Burimit, ia hoqi jorganin dhe i tha me entuziazëm: “Çu poshtë!”.

Ndërsa Burimi, ende i përgjumur, iu përgjigj me humor: “Mos më thuaj mua çu poshtë.”

E vendosur të shpërndajë pozitivitet, Anisa shtoi: “A nuk jep përqafime në mëngjes a?”.

Pas pak, ajo e përqafoi Burimin, duke e bërë mëngjesin e tij më të ngrohtë.

Ky moment i thjeshtë, por i këndshëm, reflektoi atmosferën e relaksuar dhe humorin që po krijohet mes banorëve pas hyrjeve të reja. /telegrafi