Vitamina D ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut
Një hulumtim i fundit ka treguar që suplementet me vitaminë D ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut tek të rriturit.
Studimi i publikuar në Journal of Endocrine Society, sugjeron që kjo vitaminë e ka këtë efekt tek të rriturit obezë.
Sidoqoftë, tejkalimi i dozës optimale të përditshme nuk ka treguar ndonjë dobi shtesë në shëndet.
Studimi po ashtu nënvizon dobitë e kësaj vitamine në shëndetin metabolit dhe atë të qarkullimit të gjakut.