Driloni ngacmon rëndë Gjestin nga kafazi: 24 orë i ke me Xhenetën, se pastaj dal unë

Dramat dhe ngacmimet mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova vijojnë të mbajnë publikun të angazhuar, dhe episodi i fundit nuk ishte përjashtim.

Këtë herë, në qendër të vëmendjes ishin Driloni dhe Gjesti, të cilët shkëmbyen komente ironike dhe ngacmime rreth Xhenetës.

Driloni, në stilin e tij karakteristik, u drejtua Gjestit me një vërejtje plot humor: “Ja kam nis me u trash veç për Xhenetën. Mos gabo me ia kthy fjalën se vjen fill te unë. Njëzet e katër orë i ke me bë për vete atë, se nuk e ke bë”.

Kjo deklaratë shkaktoi reagime dhe të qeshura mes banorëve, por Gjesti nuk mbeti pa përgjigje. Duke insistuar në pikëpamjen e tij, ai deklaroi me ironi: “Driloni është piun”.

Ky shkëmbim komentesh jo vetëm që shtoi tensionin mes tyre, por gjithashtu solli edhe një tjetër dimension të marrëdhënieve të ndërlikuara brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Banorët e Big Brother VIP Kosova vazhdojnë të përballen me sfida, lojëra dhe situata që shpesh testojnë kufijtë e durimit dhe tolerancës. Ndërsa publiku vijon të ndjekë me kureshtje zhvillimet, mbetet për t’u parë se si do të evoluojnë këto dinamika në ditët e ardhshme. /telegrafi