Punëtorët e KEK-ut, nga 20 nëntori në grevë
Sindikata e Re e KEK-ut, pas mbledhjes së punëtorëve, ka njoftuar se do të hyjnë në grevë më 20.11.2024.
Ky vendim vjen pasi, sipas drejtuesve të sindikatës, nuk u morën parasysh as protesta e 24 tetorit për rritje pagash e kushte më të mira pune, si dhe ultimatumi deri më 8 nëntor për të njëjtat arsye, raporton Klankosova.tv.
Sipas planit, dita e parë e grevë e punëtorëve të Kosovës A dhe B, të Mihjes do të zgjasë dy orë, nga ora 10:00 deri në 12:00, por që puna nuk do të ndërpritet plotësisht.
Pastaj, në ditën e dytë, greva do të zgjatet në 4 orë dhe do të ketë zvogëlim të prodhimit. Njëjtë do të jetë edhe në ditën e tretë, me dallimin e vetëm që greva do të zgjatet në 6 orë.
E në ditën e katërt dhe të pestë, greva do të zgjasë 8 orë. Prodhimi në ditën e katërt do të jetë vetëm deri në 20 MWh në dy blloqe, kurse në ditën e pestë prodhimi do të jetë 6 orë, që fillon nga ora 07:00.
Ndërsa në ditën e gjashtë dhe më tutje, sipas planit, greva do të përshtatet në përputhje me politikat sindikale dhe kërkesat ligjore.