Policia ndal një furgon në Bërnjak që po transportonte shatë pasagjerë, shtetas të Serbisë

Policia e Kosovës të premten rreth orës 14:10 e kanë ndaluar një furgon me targa serbe në Bërnjak.

Sic ka bërë të ditur Policia, në furgonin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe me atë automjet ai po i transportonte shtatë pasagjerë të tjerë të gjithë shtetas te Serbisë.

“Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit është gjetur një thikë dhe një këllëf të pa deklaruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri