Babë e djalë në Prishtinë sulmojnë njëri-tjetrin, Policia i arreston
Një rast i dhunë në familje është raportuar të premten në Prishtinë.
Dyshohet se dy të dyshuarit, babë e djalë pas një mosmarrëveshje verbale, kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Zeri.info.
“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Zëri