I pandehuri kërcënon ish-gruan dhe axhën e saj gjatë seancës gjyqësore në Pejë

Të premten në Gjykatën Themelore në Pejë në sallën e gjykimeve derisa kishte qenë duke u mbajte një seancë gjyqësore lidhur me një rast të mëhershëm, i dyshuari, i cili në gjykatë për atë rast ka qenë në cilësi të pandehurit, gjatë seancës kur iu kishte dhënë fjala nga gjyqtari i kishte ofenduar dhe kanosur dy viktimat, ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet lënda e rastit me veprat e cekura”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri