Shtetasit turk në Prishtinë i grabitet çanta në të cilën kishte 15 kartela, pasaportën dhe 420 euro

Një grabitje ka ndodhur dje në Prishtinë, ku viktë ka qenë një shtetas turk.

Policia bën të ditur se viktima ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte ndalë një veturë nga e cila kishin dalë dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente te shtetit Turk dhe rreth 420€ para të gatshme.

“Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim te panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri