Përleshje mes zyrtarëve rumunë e kosovarë në zhveshtore, thuhet se Zhegrova ishte në cak

Pas konferencës për media, ku ishin të pranishëm, përzgjedhësi Franco Foda dhe Amir Rrahmani, lojtarët të tjerë prisnin në korridor.

Një zyrtar rumun i cili kishte leje hyrje në të gjithë stadiumit ka provokuar Edon Zhegrovën.

Ai vazhdoi sjellje jo të mirë edhe gjatë daljes nga dhoma e konferencës.

Pas kësaj Taulant Hodaj reagon, së bashku me menaxherin Bajram Shala, ndërsa Edon Zhegrova qëndronte afër presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

“Nuk mundesh të flas me lojtarët tanë ashtu” – dëgjohet duke thënë Shala.

Krijohet një tollovi, por pastaj gjithçka kalon, me zyrtarët dhe lojtarët që dalin nga stadiumi. /telegrafi