Zyrtare: S’vazhdon ndeshja Rumani – Kosovë, “Dardanët” refuzuan të dalin në fushë
Tashmë edhe zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk do të luhet pasi lojtarët dardanë kanë refuzuar që të dalin në fushë.
Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzoi ekipin që të dal nga fusha për shkak të thirrjeve anti – Kosovë nga tifozët rumunë.
“Serbia, Serbia…” dhe gjuajtjet me gjësende, ishin fjalët të cilat po i këndonin në kor tifozët vendas e të cilat detyruan lojtarët që ta braktisin menjëherë fushën.
Pas më shumë se një ore, gjyqtari u rikthye sërish në fushë aty ku prezent ishin disa prej lojtarëve të Rumanisë.
Megjithatë, ai iu bëri me dije se takimi nuk do të luhet përfundimisht për shkak se lojtarët e Kosovës nuk do të kthehen më në fushë.
Gjyqtari me prejardhje nga Danimarka dha vërshëllimën e fundit për ta përfunduar ndeshjen dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të vendos UEFA. /telegrafi