Zyrtare: Ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, UEFA del me një njoftim

Është marrë vendimi që ndeshja Rumani-Kosovës të ndërpritet.

Pas kësaj do të merret edhe vendimi final për rezultatin zyrtar të ndeshjes.

Në fushë janë shfaqur lojtarët rumunë, por jo edhe ata të Kosovës, edhe përkundër ftesës së gjyqtarit kryesor të ndeshjes që këta të fundit të rikthehen në fushë.

UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë.

“Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë. UEFA do të dalë me informacione të mëtejme në kohën e duhur”, thuhet në njoftim të mbylljes së takimit.