Lojtarët e Kosovës s’pranojnë të kthehen në fushë
Sipas informacioneve të siguruara nga RTK-ja në Bukuresht, lojtarët e Kosovës nuk po pranojnë të kthehen në fushën e lojës.
Ky vendim i largimit të lojtarëve të Kosovës, thuhet nga RTK-ja se është përkrahur edhe nga delegati i UEFA-s.
Një informacion tjetër thotë se nëse lojtarët dardanë nuk pranojnë të kthehen në fushë pas 10 mintuash, ndeshja do të përfundojë për sonte.
Ndeshja ishte 0-0 me dy minuta larg përfundimit.