Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e futbollistëve “Dardanë”

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë është ndërprerë disa minuta më parë.

Tashmë lojtarët janë në zhveshtore me “urdhërinë” e kapitenit, Amir Rrahmani i cili pas thirrjeve “Serbi Serbi”, tërhoqi lojtarët nga fusha.

Sic raporton media e famshme rumune “fanatik”, gjyqtari kreysor i ndeshjes, është munduar t’i ndalojë lojtarët kosovarë, të largohen nga fusha.

Mirëpo ky medium nuk la pa përmendur edhe shqiponjën e Mërgim Vojvodës.

“Në anën tjetër, kosovarët bënë shenjën e shqiponjës shqiptare dhe bënë gjeste të turpshme, duke nxitur përkrahësit rumunë në hyrje të tunelit”, ka shkruar ndër të tjera “Fanatik.ro”.

Para se të gjykojmë veprimin e Vojvodvës, kujtojmë se nga momenti i parë tifozët rumun kanë drejtuar laser drejt futbollistëve kosovar, madje kanë vërshëllyer edhe himnin e Kosovës.

Ndeshja vazhdon të jetë e ndërprerë./Arbresh.info