Publikohet video kur Xuxi flet për familjen e Xhenetës, banorja nuk ia pranon kërkimfaljen

Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova, publiku dhe banorët panë një moment të ndjeshëm dhe të tensionuar, kur u shfaq një video e Xuxit duke folur për historinë personale të Xhenetës.

Kjo situatë e vështirë e ka prekur thellë Xhenetën, e cila ka rrëfyer më parë se nëna e saj e kishte lënë kur ishte vetëm një foshnjë.

Në videon e shfaqur gjatë spektaklit, Xuxi përdor këtë fakt të dhimbshëm të jetës së Xhenetës, duke thënë: “Çfarë nënë, ty nëna të ka lënë kur i ke pasur një vit.”

Këto fjalë prekëse dhe të papritura i shkaktuan Xhenetës një reagim të fortë emocional.

Ajo shpërtheu në lot, e prekur nga kujtimet e së shkuarës dhe nga mënyra se si Xuxi e përdori këtë aspekt të dhimbshëm të jetës së saj.

Pamjet prekëse ndikuan jo vetëm tek Xheneta, por edhe te disa nga banorët e tjerë, të cilët e përjetuan situatën me shumë dhimbje.

Sara dhe Gresa, të prekura nga fjalët e rënda të Xuxit dhe nga gjendja emocionale e Xhenetës, nuk mundën të ndalin lotët.

Atmosfera në shtëpi u mbush me tension dhe ndjeshmëri, duke reflektuar dhimbjen që ndjeu Xheneta dhe mbështetjen që gjeti tek shoqet e saj në shtëpi.

Xuxi më pas shprehet tejet i penduar dhe i thyer në dhomë të rrëfimeve teksa edhe qan.

Ai thotë: Ndihem tmerrësisht keq. Po sikur dikush t’i thotë vajzës sime kështu. Kam motër, grua, vajzë. Ajo fëmijë ka qenë, ajo nuk ka faj.

Xuxi po ashtu gjatë spektaklit shprehet: “Në momentin që e kam parë videon jam ndier shumë keq dhe ka shkaur të shtohet. Kam kërkuar edhe të dal nga shtëpia. Nuk jam një person i tillë që shfrytëzon nëse dikush të jep një informacion, posaqerisht qe ka të bëjë me familje. I kërkoj falje Xhentës, babait të Xhenetës, vëllezërve të saj, familjeve të shumta që janë prekur. Nuk është as në edukatën time as në natyrën time, kam qenë në afekt. Nuk po e arsyetoj veten. Nërsa Xheneta nuk pranon se çfarë po thotë Xuxi. Ajo thotë se ai ka mundur të kërkojë falje më parë jo vetëm në prime këtu. Ajo thotë se ai nuk ka lënduar vetëm atë, por edhe familjen e saj. /telegrafi