Një super pjesë e parë e Kosovës ndaj Rumanisë, përfundon fraksioni i parë i lojës
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjës Rumani – Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat ashtu siç ia nisën 0-0.
“Dardanët” zhvilluan një super pjesë të pare me disa raste serioze shënimi përmes Muharrem Jasharit, Edon Zhegrovës e Vedat Muriqit, mirëpo tanët ishin pa fat pasi shanset rezultuan pa konkretizim të golit.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala”. /Zëri