Bedri Hamza me tubim në Skenderaj: Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim paraelektoral me qytetarë në Skenderaj, i konsideruar si bastion i kësaj partie.

“Faleminderit, DRENICË!”, ka shkruar Hamza në rrjetin social Facebook, ku ka postuar dhe disa fotografi karshi postimit.

“Në zemrën e Skenderajt, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra, ndjeva pulsin e shtetit tonë. Ndjeva entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë”.

“Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë”, ka shtuar Hamza.

“Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën”.