Reagon Zelensky pasi Scholzi telefonoi Putinin: Është hapur kutia e Pandorës

Volodymyr Zelensky tha se biseda telefonike mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit rus, Vladimir Putin ka hapur “kutinë e Pandorës”.

Ai tha se kjo bisedë ka minuar përpjekjet për të izoluar liderin rus, shkruan skynews.

“Tani mund të ketë edhe biseda të tjera, telefonata të tjera. Thjesht shumë fjalë”, tha ai.

“Dhe kjo është pikërisht ajo që Putin ka dashur prej kohësh: Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësohet izolimi i tij”, shtoi presidenti ukrainas. /abcnews