Kurti takohet me Alam: Prezanton arritjet në zhvillimin ekonomik, dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Botërore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad Alam.
Kurti prezantoi arritjet e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e sundimit të ligjit, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Botërore në projekte që synojnë përmirësimin e sektorëve të ndryshëm që rrisin konkurueshmërinë e vendit, njoftojnë nga zyra e kryemisnitrit.
Ndërkaq Alam vlerësoi përparimin e Kosovës dhe rikonfirmoi angazhimin e Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të vendit. /Zëri