Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat tona, me ekspozita e aktivitete kulturore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar për aktivitetet në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Pavarësisë.

Ai është shprehur se nëntori, që e quajti i festave, vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat, me ekspozita e aktivitete kulturore dhe sportive.

“Nëntori i Festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat tona, me ekspozita, aktivitete kulturore dhe sportive në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Pavarësisë”, ka shkruar Rama.