Yann Bisseck blindohet me kontratë afatgjatë nga Interi

Klubi italian, Interi ka njoftuar tashmë zyrtarisht rinovimin e kontratës me mbrojtësin e ri gjerman, Yann Aurel Bisseck.

Drejtuesit e Nerazzurrëve kanë vazhduar me rinovimin e kontratave me lojtarët kryesorë të skuadrës.

Pas kanë rinovuar më herët me yje si Hakan Calhanoglu, Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez, Interi ka blinduar edhe një lojtar të së ardhmes.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin gjerman 23-vjeçar, Bisseck, i cili ka nënshkruar kontratë të re pesëvjecare me klubin nga Giuseppe Meazza.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se është arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e Yann-Aurel Bisseck”.

“Mbrojtësi 23-vjeçar ka vënë në letër një marrëveshje që zgjat deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e Nerazzurrëve.

Lojtari i radhës që pritet të rinovojë kontratën me Interin është mbrojtësi i djathtë, Denzel Dumfries. /Telegrafi/