Jaguar teston modelin e ardhshëm me teknologji dhe performancë të përmirësuar
Jaguar ka publikuar fotot fillestare të prototipit që po kalon seanca testimi në Angli dhe na ofron një vështrim nga e ardhmja e markës.
Modeli i ri do të prezantohet më 2 dhjetor në Javën e Artit në Miami së bashku me tri vetura konceptuale shtesë.
Jaguar do të shndërrohet nga një markë “premium” që konkurron me Audi dhe BMW, në një prodhues automobilistik të nivelit të lartë krahas Bentley, Maserati dhe Porsche.
Teknologjia dhe performanca do të përmirësohen dhe çmimi, siç pritej, do të rritet.
Kostot fillestare do të jenë diku nga 130,000 deri në 140,000 dollarë.
Megjithatë, ndoshta edhe më i rëndësishëm do të jetë revolucioni i dizajnit të markës.
Detajet mbi konceptin përndryshe janë të pakta. /telegrafi