Ndalohet për 48 orë serbi i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri

Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, sot në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person M.D., me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”, “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të vazhdohet me veprimet e nevojshme hetimore”.

Po ashtu më herët edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tij dhe i njëjti dyshohet për rastin e 29 majit 2024, ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar. /Zëri