Më 21 nëntor presidentja Osmani mban në Kuvend fjalimin vjetor

Presidentja e vendit Vjosa Osmani pritet që javën e ardhshme të mbajë fjalimin e fundvitit në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Kuvendi, ku thuhet se adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës do të mbahet më 21 nëntor, me fillim në orën 9:30. /Zëri