Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan
Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Reporterin se Policia e rajonit të veriut u ka asistuar Krimeve të Rënda në arrestimin e të dyshuarit.
Ai dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan, ku u lënduan 93 ushtarë të KFOR-it.
“Rreth orës 11:00 kemi asistuar Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovicë të Veriut. Dyshohet për rastin e 29 majit 2024, ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, tha Elshani.