Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës ende në shqyrtim, diskutimet s’lidhen me mandatin aktual të institucioneve të BE-së
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës.
Stano ka thënë se heqja e tyre është ende nën shqyrtim dhe se diskutimet po vazhdojnë.
Stano në një konferencë për media e ka bërë të qartë se diskutimet në mes të shteteve anëtare s’lidhen me mandatin aktual të institucioneve të Bashkimit Evropian.
“Çështja e masave është ende në shqyrtim në Këshill. Kjo do të thotë se është duke u debatuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale evropiane”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. /Express