Vushtrria, komuna e radhës që ndalon Doracakun e edukimit seksual

Vushtrria u është bashkuar komunave që kanë marrë vendim për ndalimin e Doracakut të edukimit seksual.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Vushtrri, Albanez Tahiraj, i cili përmes një postimi në Facebook tha se nuk lejojnë që doracakë dhe materiale me përmbajtje, siç i quajti, denigruese dhe abuzuese të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve.

“Vendim për ndalimin e doracakut në shkolla. Në cilësinë e drejtorit të DKA-së kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të doracakut ‘Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’, në të gjitha shkollat e komunës së Vushtrrisë”.

“Nuk lejojmë assesi që doracakë dhe materiale me përmbajtje denigruese dhe abuzuese të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve tanë. Mbesim të përkushtuar të punojmë me MASHTI-n dhe aktorë të tjerë për të zhvilluar materiale adekuate në interes të fëmijëve - nxënësve tanë”, thuhet në njoftimin e tij.