Kokalari: Trumpi mund të ndihmojë në lirimin e Thaçit

Evi Kokalari, stratege politike, përmes një shkrimi në X ka thënë se presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, mund të ndihmojë në lirimin e Hashim Thaçit.

Ajo ka shkruar se Trumpi e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse, përcjell Klankosova.tv.

“Më lejoni t’ju them se presidenti Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse, dhe më besoni kur ju them, Trumpi është një nga burrat më të dhembshur që do të gjeni ndonjëherë”.

“Ai do të ndihmojë të gjithë njësoj për të liruar Thaçin dhe dy burrat e tjerë, dhe kush e di, ndoshta do t’i ftojë ata të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë sepse ky është Trumpi”, ka shkruar Kokalari.