Kokalari për Trumpin: Do të ndihmojë në lirimin e Thaçit, e di ku është dhe pse
Aktivistja e njohur shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ka folur rreth Gjykatës Speciale dhe gjykimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ajo ka komentuar zërat që sugjerojnë mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciale ose një shpejtimi të procesit gjyqësor me ardhjen e Donald Trumpit në pushtet.
Sipas Kokalarit, Trumpi është i njohur për qëndrimet e tij të forta dhe mund të ndërmarrë hapa në mbështetje të Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Presidenti Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse dhe më besoni kur ju them se Trumpi është një nga burrat më përdëllyes që do të gjeni ndonjëherë. Ai do të ndihmojë të gjithë njësoj për të liruar Thaçin dhe dy djemtë e tjerë dhe kush e di, ndoshta do t’i ftojë ata të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, sepse ky është Trumpi”, shkroi ajo në platformën “X”.