Një tërmet i fortë godet Turqinë

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë mëngjesin e ditës së sotme.

Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas.

Tërmeti, i cili u ndje në Doganwehir, si dhe në zonat përreth, shkaktoi panik te qytetarët, shkruan Hurryet.

Sipas të dhënave fillestare, nuk ka raportime për dëme materiale ose pasoja në njerëz.

Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte tetë kilometra.