Personi që u gjet pa shenja jete në Prishtinë dyshohet se është familjar i një politikani

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Prishtinë.

PortaliMagazina.com merr vesh se viktima është familjar i një politikani të njohur kosovar.

Policia ka njoftuar për vdekjen e tij përmes raportit 24-orësh, ku është bërë e ditur se trupi i tij është dërguar për obduksion në IML.

“Prishtinë, 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri