Arrestohet babai në Pejë, tentoi ta therë me thikë djalin e tij
Një person është arrestuar në Pejë për dhunë në familje.
Sipas Policisë, ai dyshohet se ka tentuar ta sulmojë me mjet të mprehtë të birin e tij, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte tentuar ta sulmojë me një mjet të mprehtë të birin e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.