Prishtinasit i shkon ish e dashura në shtëpi dhe e sulmon fizikisht

Një burrë nga Prishtina ka raportuar se është sulmuar nga ish e dashura.

Sipas raportit të Policisë, ajo kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishte sulmuar fizikisht, transmeton Zeri.info.

“Prishtinë, 14.11.2024 – 13:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ish e dashura e tij kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri