Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Raportohet se një person është gjetur mbrëmë pa shenja jete në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh, ku thuhet se trupi i viktimës mashkull është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, transmeton Zeri.info

“Prishtinë, 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri